Ka dhënë prova të rreme, kryeministri Keir Starmer urdhëron hetimin e shërbimit sekret britanik

Ka dhënë prova të rreme, kryeministri Keir Starmer urdhëron

Një hetim ndaj MI5 (Shërbimi Sekret Britanik) pas zbulimeve se agjencia ka dhënë prova të rreme në tre çështje të ndryshme gjyqësore është urdhëruar nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Sipas BBC-së, çështja ka të bëjë me një informator sekret, të njohur si “X”, i cili dyshohet se kishte marrëdhënie me qarqe të ekstremit të djathtë dhe abuzoi me partneren e tij.

Në procedurat që pasuan, MI5 pretendoi se ndiqte një politikë “As Konfirmo, As Moho”, pa konfirmuar ose mohuar statusin e agjentit.

Megjithatë, u zbulua se një zyrtar i lartë në agjenci i kishte pranuar një gazetari se “X” ishte agjent, një fakt që bie ndesh me deklaratat e dhëna në gjykatë.

Gjykata Supreme vendosi që dy hetimet që ishin kryer – njëri i brendshëm dhe tjetri i pavarur – kishin të meta serioze dhe nuk siguruan një sqarim të plotë.

Prandaj, u vendos të kryhej një hetim i ri, i pavarur, nën mbikëqyrjen e Komisionerit të Pushteteve Hetuese.

MI5 dhe Prokurori i Përgjithshëm i shtetit, të cilët kishin dëshmuar në gjykatë, pranuan gabimet e tyre dhe kërkuan falje, ndërsa mundësia e përgjegjësisë penale për oficerët e shërbimit mbetet e hapur, varësisht nga gjetjet e procedurës së re.

Rasti ka ngritur pyetje serioze në lidhje me besueshmërinë e shërbimeve britanike të sigurisë dhe mënyrën se si zbatohet konfidencialiteti në procedurat gjyqësore.

EMISIONET