Jep dorëheqjen gazetarja e njohur e RAI-t, Lucia Annunziata: Nuk pranoj punën e kësaj qeverie!

Jep dorëheqjen gazetarja e njohur e RAI-t, Lucia Annunziata: Nuk pranoj

Lucia Annunziata është një nga emrat më të njohuir të Radio Televizionit Publik Italian, RAI, ish-drejtoreshë e kësaj kompanie e prej vitit 2005, drejtuese e programit të sukseshëm politik “Mezz'Ora in Piu”.

Dorëheqja e saj ka shkaktuar një debat të fortë mediatik e politik për shkak të kundërshtimit të fortë të qeverisë “Meloni”, dhe kjo duket se e ka çuar atë në ndërmarrjen e këtij vendimi.

Me një letër publike adresuar drejtuesve të RAI dhe Agjensisë shtetërore të lajmeve “Ansa”, Lucia Annunziata, shprehet se është kundër punës së qeverisë, metodave të ndërhyrjes në RAI, e me përmbajtjen e asaj cka duan të komunikojnë për publikun.

Liderja e opozicionit, kryetarja e Partisë Demorkatike Elly Schlein ka komentuar këtë fakt si mjaft të rëndë që dëmton cilësinë e Radio Televizionit Publik Italian në favor të konkurrencës.

“Jemi të shqetësuar se qeveria po shtyn fort drejt sundimit të RAI”, shprehet ajo.

Pak ditë më parë Radio Televizoni Publik italian ka deklaruar mbylljen dhe të programit "Che tempo fa", të gazetarit të njohur Fabio Fazio.

Letra e dorëheqjes së ish Drejtoreshës së RAI e gazetares së njohur të porgramit të sukseshëm politik në RAI.

“Po ju shkruaj për të komunikuar dorëheqjen time. Dorëheqje e parevokueshme! Mbërrij në këtë zgjedhje pa asnjë ankesë personale: tani që jeni përgjegjës për të, ju do të gjykoni punën që kam bërë në vitet e fundit.

Arrita në këtë vendim, sepse nuk ndaj asgjë me punën e qeverisë aktuale, as me përmbajtjen, as me metodat. Në veçanti, nuk jam dakord me metodat e ndërhyrjes në Rai.

Marrja e kësaj distance është një akt serioziteti nga ana ime ndaj kompanisë që po përgatiteni të qeverisëni. Prandaj nuk ka kushte për një bashkëpunim”, shkruan Lucia Annunziata drejtuesve të RAI-t.

“Dhe nga ana tjetër, nuk kam ndërmend të hyj në rrugën e konfliktit të brendshëm të përhershëm në punë.

Shpresoj që këto rreshta të merren me të njëjtin seriozitet nga ana juaj.

Në pritje të indikacioneve nëse dhe si do të mbyllet sezoni aktual (në kalendar është fundi i qershorit), ju uroj punë të mbarë”, saktëson gazetarja.

alba kepi

EMISIONET