“Jemi në kohën më të rrezikshme”/ Starmer paralajmëron: Rusia mund të godasë NATO-n që në vitin 2030

“Jemi në kohën më të rrezikshme”/ Starmer

Kryeministri britanik Keir Starmer ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë në gjendje të sulmojë NATO-n që në vitin 2030, duke ngritur shqetësime të reja për sigurinë në Europë.

Gjatë një vizite në një kompani të industrisë së mbrojtjes, ai u shpreh se vlerësimet e inteligjencës britanike dhe të aleatëve të NATO-s tregojnë mundësinë e një përplasjeje të tillë brenda kësaj dekade.

Sipas tij, situata aktuale ndërkombëtare është ndër më të pasigurta dhe më të rrezikshmet e viteve të fundit, duke e bërë të domosdoshme përgatitjen e aleancës.

Starmer shtoi se është detyrë e qeverisë britanike të forcojë kapacitetet ushtarake dhe të sigurojë gatishmërinë për çdo skenar të mundshëm.

Paralajmërime të ngjashme janë dhënë edhe më herët nga drejtues të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, kishte deklaruar më parë se Rusia mund të jetë në gjendje të përdorë forcë ushtarake kundër vendeve të NATO-s brenda pesë viteve.

EMISIONET