Japonia do të japë 34.2 milionë dollarë ndihmë ushtarake për gjashtë vende

Japonia do të japë 34.2 milionë dollarë ndihmë

Qeveria japoneze planifikon në vitin fiskal 2024 (përfundon më 31 mars 2025) të ndajë një total prej 5 miliardë jenësh (më shumë se 34.2 milionë dollarë) ndihmë ushtarake për gjashtë vende, Vietnam, Xhibuti, Indonezia, Mongolia, Papua Guinea e Re dhe Filipinet.

Gjithashtu, këto vende pritet të marrin edhe sisteme të komunikimit hapësinor si radarë, anije patrullimi, pajisje për portet ushtarake.

Ndihma do të ndahet me kushte preferenciale dhe shuma e saj do të rritet. Për të koordinuar këtë aktivitet në Ministrinë e Jashtme japoneze është planifikuar krijimi i një grupi të posaçëm prej 10 personash.

Vendet përfituese të ndihmës japoneze kanë një rëndësi të madhe gjeopolitike për Tokion, veçanërisht për sa i përket frenimit të Kinës. Për më tepër, bastioni i Marinës Japoneze ndodhet në Xhibuti.

EMISIONET