Iu vu flaka pasi doli nga xhamia, besimtari në Britani me djegie të rënda në fytyrë, gjoks dhe krahë. Ja çfarë i tha agresori

Iu vu flaka pasi doli nga xhamia, besimtari në Britani me djegie të

Ky është pensionisti të cilit i është vënë zjarri pasi doli nga një xhami në Birmingham ku kishte shkuar për t'u falur.

Mohammed Rayaz, 70 vjeç u spërkat me një substancë të panjohur dhe iu vu flaka në rrugën Shenstone të hënën, pak çaste pasi ai ishte larguar nga xhamia e Dudley Road aty pranë, ku praktikonte flajen rregullisht.

 Rayaz, një punëtor në pension i fabrikës aktualisht po trajtohet në spital për djegie të rënda në gjoks, fytyrë dhe krahë teksa të afërmit deklaruan se ai ka 'dhimbje ekstreme' dhe nuk mund të hapë sytë.

Nipi i tij Hamza Rayaz, 27 vjeç tha: “Kam qenë për ta vizituar dhe ai duket në një mënyrë shumë të keqe. Ai nuk është në gjendje të flasë shumë dhe nuk mund të shohë asgjë fare. Ai është i mbështjellë me shumë fasha dhe ne vetëm po lutemi që ai të shërohet dhe të mos ketë efekte afatgjata nga ky sulm i tmerrshëm.

“Nuk duam të zbulojmë emrin e spitalit ku ai po trajtohet, por xhaxhai im është në reanimacion dhe po kujdeset mirë. Ne të gjithë po lutemi për të.'

Zoti Rayaz ka dy djem dhe jeton me njërin prej tyre afër vendit ku ndodhi sulmi.

Të martën, një burrë u arrestua nga Policia e West Midlands për sulmin vetëm pak metra larg vendit ku u sulmua zoti Rayaz.

Sipas burimeve, ai iu afrua zotit Rayaz dhe e pyeti: ‘A flet arabisht?’ për të cilën pensionisti u përgjigj: ‘Unë flas vetëm punxhabi.’

Dëshmitari okular tha për MailOnline se burri u arrestua pasi u pa në xhaminë e Dudley Road të martën pasdite.

Sulmi ndaj zotit Rayaz u kap nga kamerat dhe ka shkaktuar panik në komunitetin lokal me rritjen e patrullave të policisë.

Një biznesmen vendas tha për MailOnline: “Kam marrë një telefonatë duke më thënë se njeriu që sulmoi xhaxhain Rayaz ishte në xhami. Unë nxitova atje dhe isha një nga njerëzit e parë që e ndihmova në ndalimin e tij.

“Ky është një sulm i neveritshëm dhe shpresoj që njeriu që e bëri këtë të dënohet siç duhet. Jemi shumë të tronditur nga e gjithë kjo”.

Shahbo Hussain, një avokat lokal i cili vepron si zëdhënës në emër të familjes Rayaz dhe komunitetit lokal tha: "Ne të gjithë jemi shumë të mërzitur dhe të zemëruar nga ajo që ka ndodhur, por është pozitive që policia mori masa të menjëhershme dhe iu përgjigj shumë seriozisht këtij sulmi. 

“Ky sulm u trajtua nga njësia kundër terrorizmit e Mbretërisë së Bashkuar dhe ne jemi takuar me ta rregullisht. I gjithë komuniteti është i bashkuar në dënimin e tyre për atë që ndodhi, prioriteti ynë në këtë kohë është të mbështesim zotin Rayaz dhe familjen e tij."

EMISIONET