Irani: Hormuzi nuk do të hapet derisa të përfundojë agresioni amerikan

Irani: Hormuzi nuk do të hapet derisa të përfundojë

Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) njoftuan sot se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur deri në përfundimin e “akteve të agresionit” të Shteteve të Bashkuara.

Uashingtoni, një ditë më parë, ndërmori një seri të re sulmesh kundër Iranit dhe rifilloi bllokadën e porteve të tij.

“Operacionet hakmarrëse të luftëtarëve tanë do të vazhdojnë dhe Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa Shtetet e Bashkuara të ndalojnë aktet e tyre të agresionit”, thuhet në deklaratën e Gardës së Revolucionit Islamik.

IRGC-ja deklaroi gjithashtu se ka goditur disa objekte që përdoren nga Flota e Pestë e Marinës së Shteteve të Bashkuara në Bahrein. 

EMISIONET