Irani dhe Omani nisin bisedimet për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi është nisur sot drejt Omanit, ku pritet të takohet me një diplomat të lartë omanez për bisedime mbi Ngushticën e Hormuzit.
Gharibabadi u takua me Abdulaziz Al Hinai në takimin e parë të komitetit të sapokrijuar.
Sipas tij, bisedimet trajtuan çështjet aktuale, si dhe administrimin e ardhshëm të Ngushticës së Hormuzit dhe të drejtat sovrane të dy shteteve bregdetare, të cilat i bëri të ditura në platformën X.
Detaje të tjera nuk u bënë menjëherë të ditura.
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, është përshkallëzuar sërish gjatë fundjavës me sulme të ndërsjella.
Më pak se dy javë më parë, palët ndërluftuese nënshkruan një marrëveshje kornizë, që synon t’i hapë rrugë, përfundimit të përhershëm të luftës.
Hapja e ngushticës për lundrim detar, përbën një element qendror të marrëveshjes së arritur së fundmi.

