India në kaos për shkak të Covid-19, trupat e viktimave lihen në lumenj

India është ende e zhytur në errësirën e pandemisë, ku koronavirusi po përhapet në mënyrë të pakontrolluar
Mediat e huaja, bëjnë me dije se infeksionet po përhapen në më shumë zona, shumë prej tyre rurale.
Teksa shëndetësia është në kaos, e tmerrshme është fakti se kufomat po përfundojnë në lumenj, për shkak se kostoja për t’i djegur është shumë e lartë.
Sipas dëshmitarëve, rreth 100 trupa janë gjetur në një lumë në shtetin e Bihar. Lumi Ganges konsiderohet, lumi i shenjtë i Hinduizmit.
"Unë kurrë nuk kam parë kaq shumë trupa, " tha Arun Kamar Srivastava, një mjek në shtetin Bihar.


