Tërmeti shkatërrimtar, Hasmuça: Situata me katastrofike në Siri, njerëzit po dalin vetë nga rrënojat
Numri i të vdekurve nga tërmeti masiv që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur në më shumë se 7,100 persona. Fredinant Hasmuça, student dhe aktivist në Turqi në një intervistë për "Ora e Betit" tha se situata është e vështirë.
Por më katastrofike, shtoi ai, është situata në Siri.
"Është një situatë emergjente, e jashtëzakonshme. Në atë zonë jetojnë 13.5 mln banorë.Në Siri situata është dhe më katastrofike se në Turqi për shkak se pasojat e luftës kanë lënë pasoja e saj.
Nuk ka shifra zyrtare për pasojat e tërmetit atje se nuk ka zë zyrtar. Më telefonuan se 21 persona në Siri kishin dalë vetë nga rënojat dhe janë në rrugë në të fohtë, nuk kanë ushqim dhe strehë.Në Turqi janë 60 mijë aktivistë të angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit. Moti është i keq, me reshje shiu dhe bore. Po bëhet transferimi i njerëzve".