Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 21 mijë të vdekur

Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 21 mijë të vdekur

Janë mbi 21,000 viktima nga tërmeti shkatërrues që goditi Sirinë dhe Turqinë, 17,674 të konfirmuar nga autoritetet e Ankarasë, të mbeturit 3,377 në territorin sirian, nga ku informacioni vjen në mënyrë më të fragmentuar.

“Është fatkeqësia e shekullit”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan teksa përshkroi tragjedinë.

Për momentin në Turqi, së bashku me mbrojtjen civile lokale, punojnë rreth 6500 shpëtimtarë nga 56 vende të botës dhe anëtarë të 16 organizatave ndërkombëtare. 

Situata është edhe më komplekse në Siri, në një territor të ndarë midis pjesës së kontrolluar nga forcat e presidentit Bashar al Assad dhe atyre në duart e rebelëve.

EMISIONET