Tërmeti mund t'i kushtojë Turqisë deri në 84 miliardë dollarë

Tërmeti mund t'i kushtojë Turqisë deri në 84

Tërmeti më i keq i Turqisë në pothuajse një shekull ka lënë një gjurmë shkatërrimi që mund t'i kushtojnë Ankarasë deri në 84.1 miliardë dollarë, tha një grup biznesi, ndërsa një zyrtar qeveritar e tha shifrën në më shumë se 50 miliardë dollarë, raporton Reuters.

Numri i kombinuar i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti me magnitudë 7.8 të së hënës së kaluar arriti në 36,000 dhe dukej se do të rritet, pasi fokusi i reagimit kaloi nga shpëtimi i të mbijetuarve të bllokuar nën rrënoja në ofrimin e strehimit, ushqimit dhe kujdesit psikosocial.

Një raport i publikuar në fundjavë nga Konfederata Turke e Ndërmarrjeve dhe Biznesit vlerësoi koston e dëmit në 84.1 miliardë dollarë, 70.8 miliardë dollarë për riparimin e mijëra shtëpive, 10.4 miliardë dollarë nga humbja e të ardhurave kombëtare dhe 2.9 miliardë dollarë nga humbja e ditëve të punës.

Ai tha se kostot kryesore do të ishin te  rindërtimi i banesave, linjave të transmetimit dhe infrastrukturës dhe plotësimi i nevojave afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për strehim të qindra mijërave të mbetur pa shtëpi.

termeti ne turqi

EMISIONET