Hiqej si kujdestar fëmijësh, prangoset 50-vjeçari që abuzonte e shpërndante pornografi me fëmijë

Hiqej si kujdestar fëmijësh, prangoset 50-vjeçari që

Autoritetet italiane të Policisë Postale të Qendrës Kombëtare të Luftës kundër Pedo-pornografisë, në bashkëpunimin e Agjencitë investiguese përkatëse të Europol kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm arrestimin e një shtetasi italian 50-vjeçar me akuzën e abuzimit seksual ndaj dy minorenëve dhe shpërndarje të materialit pedo-pornografik online.

50-vjeçari me banim në qytetin e Torinos është një prodhues profesionist i filmimeve pedo-pornografike. 

Hetimet kanë vërtetuar se ai ka abuzuar në mënyrë sistematike ndaj dy fëmijëve të moshës 6 e 8 vjecë duke përdorur aftësitë e tij manipuluese e besimin që minorenët kishin tek ai. 

Në dy vite ka realizuar rreth 9000 mijë video pedo-pornografike me dy minorenët e abuzuar.

Në bazë të besimit të familjarëve e miqve ai siguronte kujdesjen e fëmijëve dhe për ditë të tëra, në të cilat planifikonte abuzimin e vazhdueshëm me ta.

Investigues të policisë italiane nën misionin "undercover", arritën të ndërhyjnë në ambientet e pedofilisë online duke zbardhur abuzimet si dhe materialet pedo-pornografike që qarkullonin virtualisht mes tyre.

50-vjeçari torinez është vënë nën akuzën e abuzimit të vazhdueshëm seksuale ndaj dy minorenëve dhe prodhim e shpërndarje të materialeve pedo-pornografike. 

EMISIONET