Goditi për vdekje burrin që tentoi ta përdhunonte, dënohet me 6 vite burg e reja shqiptare në Itali

Goditi për vdekje burrin që tentoi ta përdhunonte, dënohet

Një 27-vjeçare nga Ovada (Alessandria) u dënua me gjashtë vjet në apel pasi goditi për vdekje 53-vjeçarit Massimo Garitta që tentoi ta përdhunonte.

Ngjarja ndodhi më 1 janar 2019 dhe trupi i burrit u gjet, pas një denoncimi nga një pasagjer treni, në një fushë pranë hekurudhës. 

E reja me origjinë shqiptare, atëherë 24 vjeçe, ka shpjeguar se burri ka tentuar ta përdhunojë , duke i shkaktuar lëndime në këmbë. Në tentativë për të shpëtuar, gjithmonë sipas versionit të saj, vajza ka goditur burrin me makinën e saj.

53-vjeçari u gjet në një fushë me xhup dhe mbathje të ulura. Dhe në xhaketë ishte stampuar numri serial i një makine. Një shenjë që i lejoi karabinierëve të gjurmonin shpejt shoferin. 

E reja, e dëgjuar nga hetuesit, shpjegoi se pasditen e 31 dhjetorit ishte takuar me Garittën në qytet dhe se me të kishte arritur në një zonë periferike. 

Në atë moment do të kishte nisur sulmi seksual, një tentativë përdhunimi e vërtetuar, ndër të tjera, nga dëmtimet në këmbë të gruas. Burri u përplas më pas nga makina e cila më pas u largua. 

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit shqyrtuan shkresat, dëgjuan disa ekspertë të cilët analizuan gjurmët e lëna nga makina dhe përmbysën rezultatin e gjykimit të shkallës së parë.

EMISIONET