Gjermani/ Rrëzohet një helikopter ushtarak në verilindje të Leipzigut

Një helikopter ushtarak është rrëzuar më herët gjatë ditës së sotme në lumin Mulde, në verilindje të Leipzigut, njoftoi policia gjermane.
Deri më tani, nuk janë dhënë detaje lidhur me personat që ndodheshin në bord.
Sipas autoriteteve, alarmi u dha nga disa sportistë që po ushtronin kanoe dhe kajak në zonë, të cilët panë pjesë të helikopterit të shpërndara në ujë dhe një sasi të madhe karburanti që po dilte në sipërfaqe.
Në vendngjarje ndodhen prej orësh ekipe të specializuara të kërkim-shpëtimit, të cilat po operojnë si nga ajri ashtu edhe brenda lumit.
Gazeta BILD raporton se piloti i helikopterit rezulton i zhdukur.
Ndërkohë, pranë rrënojave të mbuluara nga kerozina në mes të shtratit të lumit, puna e ekipeve është bërë e vështirë për shkak të rrezikut dhe qasjes së kufizuar.

