Gjenden 230 makina të vjetra në një kishë dhe një hambar, do marrin miliona euro në ankand
Në një gjetje të paprecedentë, një koleksion prej 230 makinash klasike është gjetur në një kishë dhe hambar në Holandë.
Është koleksioni që Ad Palmen ka grumbulluar në heshtje gjatë 40 viteve.
Nga mesi i viteve 1960, Palmen punoi si tregtar makinash. Ai e filloi koleksionin duke blerë një Lancia B20 të verdhë.
Një thesar, ekzistenca e të cilit nuk dihej, e mbajtur nga koleksionisti vetëm për vete.
Tani për shkak të një sëmundjeje fatale, e zbuluan ekzekutorët e testamentit.
Konsiderohet si një nga koleksionet e makinave më të ruajtura në Evropë, me modele të rralla, duke përfshirë Alfa Romeo, Maserati dhe Ferrari, si dhe marka gjermane (BMW, Mercedes-Benz dhe NSU) dhe britanike si Jaguar, Aston Martin dhe Rolls- Royce ata janë të pranishëm edhe krahas makinave amerikane si Chevrolet, Cadillac dhe Ford.
Në koleksion dallohen një Alfa Romeo 2600 SZ, një Mercedes-Benz 300S Roadster dhe një Lancia Aurelia Spider.
Sipas Classic Cars Acutions, gjendja e makinave i ka “rezistuar shumë mirë provës së kohës”.
Të gjitha makinat aktualisht janë duke u vendosur në një magazinë në Dordrecht dhe do të jenë të hapura për publikun për tre ditë të veçanta në fund të majit.
Ankandi do të jetë në shitje online duke filluar nga data 19 maj deri më 7 qershor.