FRANCA DHE BRITANIA SULMOJNË ISIS-IN/ Forcat ajrore britanike dhe franceze godasin objektivin nëntokësor në Siri

Forcat ajrore të Britanisë dhe Francës kanë kryer një sulm të përbashkët ajror ndaj një objektivi të dyshuar të ISIS-it në Siri. Goditja u realizua në zonat malore pranë Palmirës, ku dyshohej për depo armësh dhe eksplozivësh. Autoritetet britanike e cilësojnë operacionin si pjesë të përpjekjeve për të parandaluar ringritjen e grupit ekstremist.

FRANCA DHE BRITANIA SULMOJNË ISIS-IN/ Forcat ajrore britanike dhe franceze

Në mbrëmjen e të shtunës, forcat ajrore Britanike dhe Franceze kryen një sulm të koordinuar ajror ndaj një strukture nëntokësore të dyshuar si depo armësh dhe eksplozivësh e përdorur nga Shteti Islamik në Siri.

Operacioni u zhvillua në zonat malore në veri të qytetit të lashtë të Palmirës, ku inteligjenca perëndimore kishte identifikuar objektin si pikë strategjike e grupit ekstremist.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtes së Mbretërisë së Bashkuar, avionët luftarak RAF Typhoon FGR-4 shfrytëzuan bombat e zgjuara Paveëay IV për të goditur disa tunele hyrëse që conin drejt bunkerëve nëntokësorë, të cilët besohet të kenë mbajtur armë dhe eksplozivë.

Operacioni u mbështet nga një avion “Voyager” për furnizim ajror, ndërsa forcat Franceze kishin një rol ngushtë në mision. Një operacion i tillë vjen si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të penguar një rilindje të ISIS-it në rajon.

Në një deklaratë zyrtare, Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë John Healey theksoi se ky veprim “tregon vendosmërin e Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve për të punuar së bashku në luftën kundër terrorizmit” duke nënvizuar nevojën për të ndalur përpjekjet e Shtetit Islamik për tu ringjallur.

Situata në Siri mbetet e brishtë, ndërsa zhvillime të tilla tregojnë se kërcënimi i ekstremizmit vazhdon të jetë prezent, pavarësisht humbjeve të mëparshme të ISIS-it në terren.

EMISIONET