FRANCË - Sërish protesta në aeroporte kundër ligjit të pensioneve

FRANCË - Sërish protesta në aeroporte kundër ligjit të

Udhëtarët që fluturojnë brenda dhe jashtë Francës duhet të përgatiten sërish për greva në mbare vendin, të nxitura nga ligji i qeverisë për reformën e pensioneve.

“Nga mbrëmja e së dielës deri të martën në mëngjes, priten anulime dhe vonesa fluturimesh në aeroportet e “Paris Orly” dhe “Paris Charles de Gaulle”, si dhe në Marsejë, Lion, Bordo, Nante, Toulouse, Nice dhe Beauvais”, njoftoi autoriteti francez i aviacionit civil.

Vendimi i qeverisë, i nxitur nga presidenti Emmanuel Macron në mes të marsit, për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 është kthyer tashmë në ligj.

Megjithatë, sindikatat po bëjnë sërish thirrje për protesta mbarëkombëtare dhe greve të hënën, që shënon Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. /ATSH

EMISIONET