Zelensky dhe Meloni flasin për bashkëpunimin në mbrojtje
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky diskutoi me kryeministren italiane Giorgia Meloni bashkëpunimin e vazhdueshëm të mbrojtjes dhe ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare.
“Kam pasur një telefonatë me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni. E falënderova për mbajtjen e konferencës për rimëkëmbjen e Ukrainës dhe për udhëheqjen e saj personale në mbështetjen për popullin ukrainas. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin e mëtejshëm të mbrojtjes dhe ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare.” ka shkruar Zelensky.
Siç u raportua më herët, një konferencë dypalëshe për rindërtimin e Ukrainës u mbajt në Romë më 26 prill. Presidenti Zelensky iu drejtua pjesëmarrësve përmes video-konferencës.
Kryeministri Denys Shmyhal njoftoi disa marrëveshje të rëndësishme që janë planifikuar të nënshkruhen gjatë Konferencës.
Do të nënshkruhen disa memorandume: ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe Agjencisë Italiane të Tregtisë për intensifikimin e marrëdhënieve tregtare; ndërmjet Ukrzaliznytsia (Hekurudhat e Ukrainës) dhe kompanisë MERMEC e cila është e specializuar në diagnostikimin e shinave hekurudhore; ndërmjet shoqatave bujqësore për zbatimin e projekteve moderne në procesin e restaurimit të Ukrainës; ndërmjet kompanisë We Build dhe Ukrhydroenergo për bashkëpunim në ndërtimin e hidrocentraleve.