Masakër me armë/ 5 të vdekur në një shtëpi, mes tyre një 8-vjeçar, i qëlloi fqinji
Pesë persona janë vrarë në Teksas, nga të shtënat me armë zjarri në një shtëpi në qytetin e vogël të Cleveland.
Disa media thonë se të prekurit ishin në shtëpi kur u sulmuan nga një burrë me një pushkë automatike të tipit Ar-15.
Të paktën tre prej tyre u dërguan në spital. Mes viktimave është edhe një djalë tetë vjeçar.
Policia është në ndjekje të një të dyshuari në arrati. Bëhet fjalë për një 39-vjeçar.
Sipas hetuesve, të shtënat ishin pasojë tragjike e një mosmarrëveshjeje mes fqinjëve.
Një burrë dyshohet se hapi zjarr ndaj anëtarëve të familjes që jetonin përballë shtëpisë së tij, pasi ata e kërkuan që të ndalonte të shtënat në oborrin e shtëpisë së tij sepse po përpiqeshin të flinin.
Sherifi tha se dhjetë persona ishin të pranishëm në shtëpi në momentin e të shtënave dhe se askush tjetër nuk u plagos.
Dy nga viktimat, që të gjitha besohet të jenë me origjinë nga Hondurasi, u gjetën të shtrirë mbi dy fëmijë brenda, ndoshta duke u përpjekur për t'i mbrojtur ata.
Tre ishin gra dhe një burrë, nga mosha tetë deri në 40 vjeç.