Pedofilët përdorin Inteligjencën Artificiale/ Krijojnë imazhe të abuzimeve, hetuesit: Do dënohen sikur të ishin reale
Përpose lehtësive, Inteligjeca Artificiale po shfrytëzohet edhe nga abuzuesit. Policia në Mbretërinë e Bashkuar, që merret me rastet e abuzimeve online me të mitur, tha se ka rënë në gjurmët e pedofilëve që krijojnë dhe shesin imazhe abuzive të krijuara në platoformën e Open AI.
Pedofilët po shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale për të krijuar dhe shitur materiale të që ilustrojnë abuzime seksuale me fëmijët, të ngjashme me jetën reale.
Imazhe të tilla krijohen nga softueri i AI, i cili i lejon përdoruesit të përshkruajnë ngjarjen, me anë të disa udhëzimeve me fjale dhe aplikacioni krijon një imazh të saj.
Më pas pedofilët i shpërndajnë duke i ngarkuar në platformë të paligjshme si Patreon, ose nw uebsajte si Pixiv.
Ekipet e hetimit për abuzime me fëmijët në internet, të policisë së Mbretërisë së Bashkuar, thanë se raste të tillanë internet janë shtuar kohët e fundit.
“Që kur u bë e mundur që imazhet të krijoheshin nga inteligjeva artificiale, ka pasur një rritje të rasteve. Në imazhe nuk shfaqen të reja apo të rinj, por edhe fëmijë të vegjël", - tha studiuesja dhe gazetarja e pavarur Octavia Sheepshanks.
Shefi i Policisë Kombëtare tha se do tregohet zero tolerancë nëse do të kapen që platformat nxjerrin fitime të mëdha nëpërmjet imazheve të tilla abuzive, pa marrë përsipër përgjegjësi morale.
Pseudo imazhet e krijuara në kompjetër që përshkruajnë abuzime seksuale të fëmijëve, do trajtohen njësoj si një imazh real, që është i paligjshëm për t’u poseduar apo shpërndarë.
Krijuesit e programeve kanë mohuar kategorikisht që të jetë ushtruar një veprimtari e tillë e paligjshme nga përdoruesit e tyre.