Ekipi i Federatës së Mundjes së Kosovës i shpëton tërmetit në Turqi, ndihmojnë banorët e prekur
Edhe ekipi i Federatës së Mundjes së Kosovës është përfshirë nga tërmeti katastrofal i ndodhur në Turqi mëngjesin e sotëm.
Ata ishin atje në Turneun ndërkombëtar "12 February", në Kahramarash, por fatmirësisht u kanë shpëtuar lëkundjeve të forta në zonë.
“Ekipi i Federatës së Mundjes së Kosovës pjesëmarrëse në Turneun ndërkombëtar "12 February", në Kahramarash të Turqisë, fal Zotit te gjithë pjesëmarrësit i shpëtuan me te keqes nga tërmeti katastrofal 7.7 shkallë.
Të gjitha objektet afër hotelit ku ishim të vendosur ekipe e FMK-se janë rrafshuar përtokë. Mundësit tanë treguan heroizëm të paparë duke ju ndihmuar njerëzve të mbetur nën gërmadha. Ekipi e FMK-se për momentin është vendosur në qytetin Kajseri. Faleminderit te gjithëve për interesimin e mirupafshim në Kosovë.”