DRAMA E NJË LUFTE/ Rusët të pamëshirshëm edhe ndaj civilëve, foshnja 22-ditëshe dhe vëllai i saj 12- vjeçar shuhen mes bombardimeve. Zelenski "premton" hakmarrje

DRAMA E NJË LUFTE/ Rusët të pamëshirshëm edhe ndaj

E diela ishte një ditë e vështirë për Ukrainën, pasi jugu i vendit u përfshi në betejë të ashpër ndaj trupave ruse, të cilët nuk i ndaluan për asnjë moment bombardimet nga ajri në zonën e Khersonit.

bilanci i viktimave ishte i rëndë, 7 civilë të vdekur, mes tyre dhe një familje prej 4 anëtarësh, një foshnje e cila kishte hapur sytë 22 ditë më parë dhe vëllai i saj 12-vjeçar.

Përveç tyre, në luftimet e djeshme pati dhe 13 të plagosur.
Ministri i Brendshëm, Klymenko, ndau fotografi të pasojave të sulmit duke treguar tymin e zi që dilte nga ndërtesat dhe trupat e disa prej të vdekurve.


Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, përdori fjalimin e tij të përditshëm drejtuar kombit për të dënuar sulmin "brutal" në Ukrainë.

DRAMA E NJË LUFTE/ Rusët të pamëshirshëm edhe ndaj

"Pesë persona u vranë," tha ai. "Midis tyre ishte një vajzë, vetëm 22 ditëshe. Vëllai i saj, vetëm 12 vjeç. Nëna Olesia... vetëm 39 vjeç, vdiq gjithashtu", u shpreh Zelenski.
Ai shtoi se kishte pasur mbi 17 raportime për bombardimet ruse atë ditë.
"Ne nuk do të lëmë asnjë nga krimet e Rusisë pa përgjigje", u zotua para popullit të tij presidenti ukrainas.

 

 

EMISIONET