“Dosjet sekrete”, shefi i OKB-së në vëzhgim/ BBC: SHBA mendojnë se Gutierres është i përshtatshëm për Rusinë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Gutierres, është mbajtur në monitorim për shkak të dyshimeve për ndikimin e Rusisë në qëndrimet e tij. Kështu sugjerojnë dokumentet e klasifikuara të publikuara së fundi në internet, që pretendohet se i përkasin Pentagonit.
Dosjet e publikuara online sugjerojnë se Uashingtoni ka monitoruar nga afër Sekretarin e Përgjithshëm i OKB-së Antonio Gutierres. Në publikimet e deritanishme pretendohet se SHBA besojnë se Gutierres, është shumë i gatshëm të akomodojë interesat ruse.
Në dosje përshkruhen komunikimet private që përfshijnë sekretarin e OKB dhe zevendësin e tij. Sekretari i OKB, Guterres shprehet i zhgënjyer për kërkesën e presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, që Evropa të prodhojë më shumë armë dhe municione për të ndihmuar Ukrainën.
Dy zyrtarët flasin gjithashtu për një samit të fundit të liderëve afrikanë, ku përmëndet edhe presidenti i Kenias, Ëilliam Ruto, i cili përshkruhet nga zyrtarët e OKB si i "i pamëshirshëm".
Thelbi i përgjimeve,është pikërishtë lufta mes Rusisë dhe ukrainës dhe ndikimi që ajo ka në fushat e tjera. Në këtë zbulim flitet edhe për marrëveshjen e grurit të Detit të Zi , ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia në korrik pas frikës së një krize globale ushqimore. Informacioni thotë se sekretari i OKB ishte i prirur për të ruajtur marrëveshjen.
“Guterres theksoi përpjekjet e tij për të përmirësuar aftësinë e Rusisë për të eksportuar, edhe nëse kjo përfshin subjekte apo individë të sanksionuar rusë”. Veprimet e tij në shkurt, sipas vlerësimit, po "minonin përpjekjet më të gjera për ta mbajtur Moskën përgjegjëse për veprimet e saj në Ukrainë".
Ndërkohë BBC, raporton reagimin e një zyrtari ië lartë të OKB-së, që thotë se qëndrimi në fjalë ishte "e shtyrë nga nevoja për të zbutur ndikimin e luftës tek më të varfërit në botë".
Në kohën kur Gjykata Penale Ndërkombëtare , lëshoi urdhër-arresti për Vladimir Putinin gjatë muajit mars, në prill Rusia mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Disa vende reaguan duke e cilësuar të padrejtë këtë zhvillim por rrjedhja e informacioneve të Pentagonit duket se tregon ndikimin e rusisë në OKB.