Djegia e 39 emigrantëve/ Nis hetimi për vrasje për 8 punonjës të qendrës së pritjes në Meksikë
Një hetim për vrasje ka nisur në lidhje me zjarrin e rënë në një qendër pritjeje në Meksikë, ku humbën jetën 39 emigrantë. Ngjarja ndodhi në një qendër ndalimi federale në Ciudad Juarez, në kufirin Meksiko-SHBA.
“Asnjë nga zyrtarët publikë dhe asnjë nga rojet private nuk bëri gjënë më të vogël për t’i hapur derën migrantëve që ishin brenda ndërsa ajo digjej”, tha prokurorja publike Sara Irene Herrerias Guerra, një specialiste për çështjet e të drejtave të njeriut, gjatë një shtypi.
Një “vrasje” në seri po hetohet, ndërsa ndaj këtyre punonjësve të sigurisë së kësaj qendre, ndërsa ata akuzohen dhe për “shkaktim të lëndimeve të rënda trupore”, duke mos përjashtuar mundësinë e kryerjes së veprave të tjera penale.
Ministrja e Sigurisë Publike, Rosa Isela Rodríguez, shtoi se janë identifikuar tetë persona që dyshohet se kanë përgjegjësi penale. Bëhet fjalë për tre punonjës të Institutit Kombëtar të Migracionit (INM) dhe pesë punonjës të një kompanie private sigurie, sqaroi zonja Rodrigues.
Gjykatësve iu kërkua të lëshonin të paktën katër urdhër-arreste që nga dita e djeshme.
Tragedy results in inhumane treatment of #migrants#Mexico: Video from inside the migrant camp in Ciudad Juarez, #Chihuahua where close to 40 migrants died in a fire. The officers left migrants in their cells and made no attempt to let them out. pic.twitter.com/cjLIfKRUMt
— Arthur Morgan (@ArthurM40330824) March 29, 2023