Diskutimet për daljen nga BE, a jemi pranë një "Swexit"?

Diskutimet për daljen nga BE, a jemi pranë një

Pas Brexit a do të kemi dhe "Swexit"? Pra largimin e Suedisë nga BE?

Nëse do t'i takonte partisë së dytë më të madhe në vend (20.5 përqind në zgjedhjet e vitit të kaluar), të paktën duhet menduar pak.

Kreu i Partisë Demokratike Suedeze populiste të krahut të djathtë, Jimmie Åkesson kërkon në një artikull gazete që anëtarësimi i Suedisë në BE të vihet në provë.

Demokratët suedezë janë të fuqishëm. Sepse qeveria e pakicës suedeze varet prej tyre ndaj dhe tolerohet prej saj.

Konkretisht, Åkesson shkruan:"Ne duhet të vlerësojmë pasojat e anëtarësimit tonë në BE dhe gjithashtu të shqyrtojmë se si mund të kufizojmë zbatimin e tepruar të legjislacionit të BE-së".

Një fyerje për Brukselin!

Me gjithnjë e më shumë "politika simbolike me shtrirje të gjerë", BE-ja është në rrugën e duhur për t'u bërë një "xhaketë shtrëngimi" për Suedinë, akuzon Åkesson, raporton Bild.

Diskutimet për daljen nga BE, a jemi pranë një

Në veçanti, ai e konsideron Gjermaninë përgjegjëse për këtë.

Fuqia gjithnjë në rritje e BE-së do të thotë që "politikanët gjermanë, polakë apo francezë vendosin se cilën makinë mund të blini, sa e shtrenjtë duhet të jetë benzina dhe cilën pemë mund të prisni në pronën tuaj" vazhdon më tej skandinavi.

Ndërsa kërkesa të tilla vijnë vetëm nga opozita në shumicën e vendeve të BE-së, gjërat janë ndryshe në Suedi.

Demokratët suedezë tolerojnë qeverinë e pakicës së përbërë nga konservatorët, liberalët dhe kristiandemokratët.

Kjo do të thotë se Åkesson dhe partia e tij mbështesin projektet qeveritare dhe në këmbim fitojnë ndikim në politikën e qeverisë.

Demokratët suedezë përshkruhen nga ekspertët si populistë të krahut të djathtë, prej kohësh janë të njohur për qëndrimin e tyre anti-BE dhe po kërkojnë, ndër të tjera, rregulla më të ashpra migrimi dhe një kurs tjetër klimatik.

Por suedezët nuk do të largohen nga BE së shpejti.

Vetë Åkesson e pranoi: Ka arsye të mira për të vlerësuar "drejt" anëtarësimin e Suedisë në BE.

"Anëtarët e tjerë përdorën BE-në për përfitimin e tyre, të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Suedia".

Udhëheqësi i Liberalëve në qeveri, Johan Pehrson, e refuzoi qartë kërkesën e Åkesson në radio.

"Është krejtësisht jashtë diskutimit që të rishqyrtohet anëtarësimi i Suedisë në BE".

bashkimi europian zvicër

EMISIONET