Blinken dënon Hong Kongun/ 1milion dollarë për arrestimin e 5 aktivistëve
Diplomati i lartë amerikan Antony Blinken dënon autoritetet e Hong Kongut për paratë e dhëna prej 1 milion dollarësh për informacionin e 5 aktivistëve që çoi në arrestimin e tyre, duke shtuar se tregon shpërfillje të autoriteteve për normat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka dënuar autoritetet e Hong Kongut për dhënien e 1 milion dollarëve për informacionin e pesë aktivistëve pro-demokracisë me bazë jashtë shtetit, duke përfshirë një shtetas amerikan.
Blinken i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kundërshtojë "represionin transnacional" duke shtuar se paratë për informacionin që coi në arrestimin e aktivistëve tregonte shpërfilljen e autoriteteve të Hong Kongut për normat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.
“Ne kundërshtojmë fuqimisht cdo përpjekje për të frikësuar dhe heshtur individët që zgjedhin t'i bëjnë Shtetet e Bashkuara shtëpinë e tyre dhe nuk do të lëkunden në mbrojtjen e atyre që janë në shënjestër thjesht për ushtrimin e të drejtave të tyre njerëzore.
Ne inkurajojmë komunitetin ndërkombëtar të bashkohet me ne në dënimin e këtij akti të shtypjes transnacionale. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e të gjithë njerëzve dhe i bëjnë thirrje PRC të veprojë në një mënyrë në përputhje me angazhimet e saj ndërkombëtare dhe detyrimet ligjore”, shtoi diplomati i lartë amerikan.
Ndërkohë edhe sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, dënoi më herët lëvizjen e autoriteteve të Hong Kongut si një kërcënim për demokracinë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Shefi i policisë së Hong Kongut, Steve Li Këai-ëah, tha se të pestë dyshoheshin për marrëveshje të huaja dhe kishin "tradhtuar vendin e tyre si dhe të Hong Kongut.
Siu ka nënshtetësi amerikane dhe Hui iu dha azil në SHBA në vitin 2021.
Ndërsa aktivisti Cheng iu dha azil nga qeveria britanike në vitin 2020. Dy aktivistë e tjerë, Fok dhe Choi jetojnë në MB.
Në prill, autoritetet e Hong Kongut njoftuan shpërblime për informacionin që çon në arrestimin e tetë aktivistëve të tjerë të Hong Kongut me bazë jashtë shtetit, duke përfshirë ish-ligjvënësin Ted Hui.