Tension në qiell/ Avioni luftarak rus përplaset me dronin amerikan në Detin e Zi

Tension në qiell/ Avioni luftarak rus përplaset me dronin amerikan

Një dron vëzhgues i forcave amerikane është rrëzuar pas incientit me një avion luftarak rus mbi Detin e Zi. Ngjarja ndodhi të martën në orët e mëngjesit sipas kohës lokale pasi avionic rus dëmtoi helikën e dronit amerikan MQ-9 Reaper.

Një zyrtar i SHBA, ka thënë se droni Reaper dhe dy avionë SU-27 po operonin mbi ujërat ndërkombëtare mbi Detin e Zi në kohën kur ndodhi incidenti. Sipas palës amerikane, një nga avionët rusë fluturoi qëllimisht përpara dronit dhe hodhi karburant.

Më pas një nga avionët dëmtoi helikën e Reaper, e cila është montuar në pjesën e pasme të dronit amerikan. Dëmtimi i helikës detyroi forcat amerikane të rrëzojnë droning e tyre në ujërat ndërkombëtare në Detin e Zi.

Pas incidentit Forcat Ajrore të SHBA-së reaguan për ngjarjen duke akuzuar avionin rus për veprim "të pamatur e të pasigurt". CNN raporton se Presidenti amerikan Joe Biden u informua për incidentin nga këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan. Sipas administratës amerikan nuk është e pazakontë që avionët rusë të përgjonin aeroplanët e SHBA mbi Detin e Zi pasi kjo ka ndodhur edhe në raste të tjera gjatë muajve të fundit. Por një zyrtar I SHBA tha se episodi i së martës ishte unik në atë se sa “të pasigurta, joprofesionale dhe të pamatura” ishin veprimet ruse.

Gjenerali James Hecker, komandanti i Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë, tha se droni "po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare" dhe se rrëzimi kishte rezultuar në "humbjen e plotë" të mjetit ajror.

EUCOM tha se SHBA operon me dronë në hapësirën ajrore ndërkombëtare për të "forcuar mbrojtjen dhe sigurinë kolektive evropiane" dhe " për të mbështetur objektivat kombëtare aleate, partnere dhe të SHBA". Hecker paralajëmroi se se fluturimet do të vazhdojnë, duke u bërë thirrje rusëve "të sillen në mënyrë profesionale dhe të sigurt". Kremlini dhe Ministria ruse e Mbrojtjes nuk e kanë komentuar incidentin.

EMISIONET