Atlanta/ Gruaja me flamur palestinez i vë flakën vetes jashtë konsullatës izraelite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2023, 22:44
Dy persona u plagosën në një incident në qendër të Atlantës, ku një grua i vuri flakën vetes jashtë një ndërtese ku ndodhet konsullata izraelite.
Mediat lokale raportuan se rreth orës 12:30 të së premtes një grua e mbështjellë me një flamur palestinez i vuri flakën rrobave para konsullatës.
Sipas informacioneve, gruaja ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa një tjetër mësohet se ka mbetur i plagosur. Përveç konsullatës izraelite, shumë biznese kanë selitë e tyre në ndërtesë.