As shoferë, as çelësa/ Zyrtari turk: ​​Nuk mund të lëvizim as kamionët e plehrave

As shoferë, as çelësa/ Zyrtari turk: ​​Nuk mund të

"Ne nuk mund të lëvizim as kamionët e plehrave pasi shumica e shoferëve janë... të vdekur ose të zhdukur dhe ne nuk kemi as çelësat e makinave."

Me këtë frazë një zyrtar turk përshkroi situatën kaotike që mbizotëron në Turqi pas tërmetit shkatërrues, duke folur me një prej anëtarëve të misionit grek që udhëtoi për të transportuar 80 ton ndihma humanitare.

“Po ashtu, ne nuk mund të përdorim furgonët e ndryshëm që kanë komunat për të transportuar sende apo materiale për qytetarët që kanë nevojë. Nuk kemi as shofer, as çelësa”, përfundon zyrtari turk.

Rreth 20,000 njerëz kanë vdekur pas tërmeteve të së hënës në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.

termeti ne turqi

EMISIONET