Armëpushim për Fitër Bajram në Sudan/ 72 orë paqe për të lejuar civilët të shkojnë në destinacion të sigurt

OKB, SHBA dhe vende të tjera, i kanë bërë presion dy forcave në sudan për një armëpushim tre-ditor për të shënuar festën myslimane të Fitër Bajramit. Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, kan rënë dakord për këtë armë pushim, por ende asnjë përgjigje nuk ka nga Ushtria e rregullt e Sudanit.

Armëpushim për Fitër Bajram në Sudan/ 72 orë paqe

Presioni diplomatik po rritet për t'i dhënë fund luftimeve në Sudan, të cilat kanë lënë më shumë se 300 të vdekur nga luftimet mes dy forcave. OKB, SHBA dhe vende të tjera kanë bërë presion për një armëpushim tre-ditor për të shënuar festën myslimane të Fitër Bajramit.

Forcat e Mbështetjes së Shpejtë në përgjigje të kësaj kërkese ka rënë dakord për një armëpushim 72-orësh për arsye humanitare, ndërsa Ushtria e rregullt e Sudanit nuk ka bërë asnjë koment.

Armëpushimi do të jetë në fuqi në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe përfundon pas 72 oreve.

Shpresa e fundit për një armëpushim të përkohshëm erdhi pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres bëri thirrje për të lejuar civilët të arrijnë të sigurt.

“Armëpushimi i Bajramit duhet të jetë hapi i parë në sigurimin e pushimit nga luftimet dhe hapjen e rrugës për një armëpushim të përhershëm”, tha Guterres.

“Ky armëpushim është absolutisht vendimtar në këtë moment”. shtoi ai.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjithashtu, u bëri thirrje udhëheqësve ushtarakë ndërluftues veçmas që të bashkohen me një armëpushim të paktën deri të dielën.

Blinken “shprehu shqetësimin e madh të SHBA-së për rrezikun ndaj civilëve, personelit humanitar dhe diplomatik, duke përfshirë personelin amerikan nga luftimet”, tha Departamenti i Shtetit.

Bajrami është festa myslimane që shënon fundin e agjërimit të Ramazanit. OKB-ja ka paralajmëruar se midis 10,000 dhe 20,000 njerëz - kryesisht gra dhe fëmijë - janë larguar nga Sudani mes luftimeve të ashpra atje, për të kërkuar siguri në Çadin fqinj.

armëpushim sudan okb shba

EMISIONET