Besimtarët falin Fiter Bajramin, në sheshin “Skënderbej” të pranishëm edhe fëmijët
Është zgjuar herët këtë të enjte, për të falur namazin në orën 6 në sheshin Skënderbej.
Ermal Allaraj ka ardhur me gjyshin Xhemalin për të bërë faljen e Fiter Bajramit.
Thotë se ritet i ka mësuar nga gjyshja.
“mua më ka mësuar gjyshja.”
Gjyshi ka agjëruar qysh kur ka qene 14 vjeç, ndërsa Ermali ka nisur që prej moshës 7-vjeçare. Thotë se ndihet shumë mirë pas agjërimit.
Si nipi dhe gjyshi.
Nip e gjysh, urojnë të gjithë besimtarët për këtë festë të rëndësishme.
Ndërsa Nevrie Llushi ka dal së bashku me 4 vajzat e saj. Më e vogla, Ana 6 vjeç.
“Gëzaur Ramazanin.”
Për to dita e Fiter Bajramit është me e rëndësishmja që bashkon njerëzit e fal paqe mes tyre.
Më të voglat e familjes përcjellin urime.
Pas faljes, do bëhen bashkë për drekë, për të shkëmbyer urime e mesazhe dashurie mes njeri-tjetrit.
“Ne jemi familje e madhe dhe do të shtrojmë një drekë të gjithë.”
Kryetari i KMSH Bujar Spahiu në mesazhin e urimit vuri theksin të largimi i te rinjve si një nga problemet që shqetëson Shqipërinë.
Fiter Bajrami është dita e përmbylljes se muajit të bekuar të Ramazanit, muaji i sakrificës, agjërimit, adhurimit ndaj Zotit dh përmirësimit shpirtëror për besimtarët myslimanë.
Edhe pse prej disa vitesh ka nisur ndërtimi i xhamisë së Namasgjasë edhe këtë të premte mijëra besimtare u falen në tiranë në sheshin Skënderbej.