Armëpushim në Gaza/ Zyrtarë të OKB-së dhe BE-së ndërmjetësuan për të ulur përkohësisht armët
Zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Katarit kanë ndërmjetësuar për të ulur tensionet në Gaza. Izreali ka tërhequr sulmet me raketa, të cilat nisën pas hakmarrjes së palestinezëve pas vdekjes së grevistit Khader Adnan në burg.
Forcat izraelite dhe grupet e armatosura palestineze ranë dakord për një armëpushim në Gaza, pas një nate sulmesh reciproke ku u përfshinë avione e tanke.
kanë qenë zyrtartë të egjiptit dhe të kombeve të bashkuar që ndërmjetësuan bisedimet mes udhëheqësve të të dy shteteve duke arritur në kompromisin e një armëpushimI të përkohëshëm.
Situata u tensionua pas vdekjes në burg të grevistit të shquar palestinez Khader Adnan, i cili prej javësh ishte në grevë urie. Menjërherë pas marrjes së lajmit, palestinezët hodhën drejt Izraelit rreth 30 raketa, ku sipas burimeve tre persona mbetën të plagosur.
Sulmet pasuese ajrore izraelite shënjestruan disa zona në Gaza, e cila përbëhet prej një popullsie prej më shumë se 2 milionë banorësh, një më të popoulluarat në botë.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i kërkoi Izraelit më herët të martën të ndalojë sulmet , që kërcënojnë paqen dhe rrisin tensionet mes dy vendeve, kërkesë që u publikua pas një takimi me ministrin e jashtëm izraelit Eli Cohen në Bruksel.
Në qytetin e Hebronit në Bregun Perëndimor, pronarët e dyqaneve mbajtën një grevë të përgjithshme dhe zi për vdekjen e Khader Adnan, i cili kaloi 87 ditë në greve urie në një burg izraelit. që nga viti 2011 kishte kryer të paktën tre të tilla, në shenjë revolte për arrestimin e tij të padrejtë.