Akuzohej për spiunazh, ish-marinsi britanik gjendet i vdekur në rrethana misterioze

Një ish-marins mbretëror i akuzuar për spiunazh për shërbimin e inteligjencës së Hong Kongut ka vdekur në rrethana të pashpjegueshme në një park në Berkshire.
Matthew Trickett, 37 vjeç, u akuzua për spiunazh sipas Aktit të Sigurisë Kombëtare në fillim të këtij muaji.
Familja e tij tha në një deklaratë: “Ne jemi në zi për humbjen e një djali, vëllai dhe një anëtari të familjes shumë të dashur”.
Policia britanike tha se oficerët u thirrën në Grenfell Park, Maidenhead, rreth orës 17:15 të së dielës pas një raportimi nga një qytetar.
“Një hetim është duke vazhduar për vdekjen, e cila aktualisht po trajtohet si e pashpjegueshme”, sipas autoriteteve.


