7 të vdekur e 32 të plagosur në Guinea, protestat kundër administratës ushtarake paralizojnë kryeqytetin

Protesta të ashpra në Afrikën jugore në kërkim të demokracisë kanë shkaktuar 7 të vdekur dhe 32 të plagosur. Megjithatë shoqëria civile dhe opozita ka këmbëngulur se nuk do të ndalet.

7 të vdekur e 32 të plagosur në Guinea, protestat kundër

Protestat në kërkim të demokracisë kanë paralizuar kryeqytetin e Guinesë.

Në përpjekte për të ndaluar lëvizjen antiqeveritare 7 persona kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë janë plagosur në përplasjet me forcat e rendit.

Por opozita dhe shoqëria civile thotë se nuk do ta ndalin lëvizjen.

Raportohet se 56 persona janë shoqëruar në komisariat ndërsa protestuesit hodhën gurë mbi institucione dhe dogjën disa makina përgjatë së mërkurës.

Tubimet janë përhapur tashmë edhe në qytetet juglingore.

Organizime të tilla kanë qenë të vazhdueshme atje që kur ushtria mori pushtetin shumë prej të cilave të ashpra.

Qeveria ushtarake aktuale është një nga disa në Afrikën Perëndimore që mori pushtetin përme grupit të shtetit që nga viti 2020.

Autoritetet në Guinea kanë propozuar një tranzicion dy-vjeçar drejt demokracisë tetorin e kaluar, nga një afat kohor trevjeçar i refuzuar më parë nga blloku politik dhe ekonomik rajonal.

protesta guinea

EMISIONET