“1900 shqiptarë të dënuar”/ Strasburgu: Burgjet italiane janë të dhunshme e të mbipopulluara
“Burgjet italiane janë të dhunshme e të mbipopulluara", ky është apeli i ardhur nga Strasburgu, nga Organi i Antitorturës i Këshillit të Europës në raportin e sapopublikuar.
Në raportin e hartuar mbi inspektimet e institucioneve penicitare italiane thuhet se shpesh është verifikuar një mbipopullim deri në 152 % më shumë se sa e parashikon normativa europiane, si në rastin e burgut të qytetit të Monzës.
Në statistikat zyrtare të Ministrisë Italiane të Drejtësisë, deri më fund të shkurtit 2023 në 189 burgje italiane vuajnë dënimin 56 319 të burgosur meshkuj, dhe 2425 femra.
Të burgosur të huaj janë 17 654 meshkuj e 730 femra.
Të burgosur shqiptarë janë 1858 meshkuj dhe 23 femra, ose se 10.3% e numrit të përgjithshëm të të huajve që vuajnë dënimin në burgjet italiane.
Gra të burgosur me fëmijë në burgjet italiane janë 1400 e 4000 janë fëmijët e tyre. 23 prej këtyre grave me 26 fëmijë në total vuajnë dënimin me fëmijët e tyre në burg.
Sipas raportit të Strasburgut, mbipopullimi i burgjeve është vërtetuar në të gjitha institutet e vuajtjes së dënimit si dhe shpesh ka sherreve të dhundshme e kërcënuese mes të burgosurve. Raporti ka renditur rastet e dhunës në burgjet e Torinos e Romës.
Komiteti i Antitorturës i Këshillit të Europës në Strasburg, i kërkon Italisë të heq izolimi ditor për të burgosurit, riekzaminimin e rasteve të të burgosurve që vuajnë dënimin e rëndë të kodit penal, regjimin 41 bis e përmirësimin e kushteve të jetësës së të burgosurve sidomos të grave e të personave transeksualë.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga autoritetet, më shkurt të 2023 në burgjet italiane ndodhen 70 gra trans e sipas raportit të Strazburgut kushtet e jetesës së tyre janë në vështirësi sigurie e të papërshtatshme.
Regjimi 41 bis i të burgosurve konsiderohet regjimi i rëndë burgu me kushte izolimi të forta e ndaj persoanve të akuzuar për mafia, bosa të amfias e kapo të grupeve të rrezikshëm kriminal apo persona të dënuar për terrorizëm e me mjaft të rrezikshëm.
Qëllimi i këtij regjimi burgu është reduktimin i kontakteve të tyre me botën jashtë e me të dënuarit e tjerë të cilët mund të bëhen përcjellës të mesazheve të tyre,
Aktualisht në Itali janë 712 persona që vuajnë këtë dënim e RTV ORA e Ora Neës ka mësuar eskluzivisht se 1 prej tyre është shtetas shqiptar i dënuar për trafik qëniesh njerëzore e që aktualisht ndodhet në burgun e Komos. Ndër këtë të dënuar 12 janë gra.
Në Itali prej shumë javësh është në akt një debat publik e politik për heqjen e kësaj amse dënimi që për opozitën italiane konsiderohet shkelës i lirive themelore të njeriut e në regjimin e një torture. Italiani Alfredo Cospito, anarkik i dënuar për terrorizëm ndodhet prej 20 tetorit 2022 ka hyrë në grevë urie në kërkim të heqjes së kushteve të 41 bis e me mbështetjen e Amnesty International që e konsideron këtë regjim mizor e jo human. Gjykata Italiane e Apelit më shkurt të 2023 hodhi poshtë kërkesën e tij e tashmë është në pritje të një përgjigje nga ana e Komisarit të Lartë të OKB mbi të drejtat themelore të njeriut. Prej tetorit 2022 e deri më sot ai është shtruar shumë herë në spital e është nën vëzhgimin e mjekëve që kontrollojnë parametrat jetësorë e duke e ushqyer me ujë e integratorë.