1500 euro për të dalë nga Italia në vendet e Evropës, shkatërrohet celula e trafikut të klandestinëve

1500 euro për të dalë nga Italia në vendet e Evropës,

Antimafia Italiane e Reggio Calabrias ka shkatërruar një celulë kriminale me aktivitet në trafikun e qënieve njerëzore.

Operacioni i koduar “PAREPIDÊMOS”, në bashkëpunim me Europol e me autoritetet policore franceze e gjermane çoi në arrestimin e 4 personave me banim në Francë, Gjermani e Itali.

Hetimet identifikuan se kjo celulë kishte ngritur një rrjet trafiku emigratësh klandestinë me baza në Turqi, Gjermani, Francë e Itali.

Emigrantët mbërrinin në brigjet italiane përmes rrugës detare.

Më pas kundrejt pagesës që shkonte në 1500 euro për person udhëtonin në mënyrë klandestine drejt Europës.

Ata transportoheshin me furgona përtej kufijve italiane, kryesisht drejt Francës e braktiseshin në një rrugë pyjore, për të vazhduar më pas në këmbë drejt zonave të banuara.

Hetimet mësohet se kanë nisur gjatë periudhës së pandemisë Covid 19, më 2020, pas identifikimit të një fluksi të pazakontë emigrantësh në brigjet jonike kalabreze.

Një proces investigimi zbardhi mënyrën se si këta emigrantë kryesisht afganë, largoheshin brenda pak ditësh nga kampet italiane të azilkërkuesve.

Kundrejt pagesës 1500 euro paguar përmes metodës haëala, udhëtonin drejt vendeve të tjera të Europës nën favorizimin e rrugëve klandestine që kjo celulë kriminale u ofronte.

Në pranga janë vënë 4 anëtarë të këtij organizimi kriminal e promotori organizativ i tij e janë sekuestruar mjetet që përdoreshin për transportimin e emigrantëve drejt Europës.

Në njërin prej tyre është gjetur një vend i fshehtë i modifikuar enkas për të fshehur emgirantët.

Operacioni u drejtuar nga Prokurori i Antimafias së Reggio Calabrias, Giovanni Bombardieri.

alba kepi trafiku

EMISIONET