Bibloteka kombëtare në Fier, nuk ka libra të rinj ,shkak mungesa e fondeve

Bibloteka kombëtare në Fier, nuk ka libra të rinj ,shkak mungesa

Fier- Blerja e librave të rinj me tender në shtëpitë botuese nuk plotëson kërkesat e lexuesëve. Kjo për faktin se librat më të kërkuar nga botuesit botohen nga shtëpi të ndryshme botuese dhe tenderi për blerjen e librave jepet vetëm për një subjekt botues.

Petrit Nika nën cilësinë e drejtorit të biblotekës publike në qytetin e Fierit tha se ky institucion duhet të përjashtohet nga tenderi dhe blerjet e librave duhet të bëhen në bazë të titujve që janë të përshtatshme dhe më të kërkushme nga lexuesit.

Për të botimet e reja të një shtëpie botuese nuk janë ato që kërkon tregu dhe kjo sjellë mungesë të librave të rinj dhe si rrjedhojë dhe mungesë të interesit të lexuesëve të Fierit.

Lidhur me prurjet e reja të librave, bibloteka publike e Fierit shfrytëzon mundësi të ndryshme siç është ai i panairit të librit Fier 2014 për të plotësuar kërkesat e lexuesëve.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

EMISIONET