Kryetari i Partisë Demokratike dhe shefi i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha po zhvillon sot (20 korrik), një vizitë dy ditore në Kosovë, me ftesë të Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.

Vizitën e tij, Basha e nisi me një takim me kryeminstrin Hoti në ambientet e kryeministrisë.

Pas mbarimit të takimit Kryeministri Hoti e falenderoi Bashën për ndihmën e tij gjatë momenteve kyçe të shtetndërtimit të Kosvës. Nga ana tjetër kryedemokrati i premtoi sërish Hotit, heqjen e traut dhe të taksës në Rrugën e Kombit.

Deklaratat e Kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha

Avdullah Hoti: ”Fatmirësisht ditëve të fundit, Covid-19 kemi filluar ta sjellim në kontroll. E informova për aktivitetet që po i bëjnë për t’i ardhur në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve, në një program të pastër të rimëkëmbjes ekonomike. Për proceset  e rëndësisë nacionale siç është procesi i dialogut. Ndava me të shqetësimet për këto procese. E falenderoj shumë për vizitën dhe për mbështetjen që kemi nga zoti Basha në momente kyçe të shtetndërtimit të Kosovës, në funksione të ndryshme që ka pasur në qeverinë shqiptare.

Lulzim Basha: ”Sot ndodhem këtu për t’ju përshëndetur ju, në këto momente po ndjekim me shqetësim përparimin e pandemisë Covid-19, dhe jam inkurajuar nga paketa e masave që keni njoftuar, qoftë në aspektin shëndetësor, po ashtu në aspektin social-ekonomik. Në këtë kuadër gjykoj se me p[aketën ekonomike që ju keni njoftuar, ju vendos në krye të rajonit, dhe përbën një shembull për Shqipërinë. Dua t’ju falenderoj për lidershipin tuaj në rinisjen e dialogut me Serbinë, në shinat dhe kornizat për të cilën ky dialog u konceptua. Një ndër vendimet e para të mia si kryeminstër i ardhshëm i Shqipërisë, do jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit.

Lulzim Basha: ”Vizita ime është paksa e vonuar. Natyrisht ndodh në një moment zhvillimesh në Kosovë, përfshirë edhe ajo e aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi. Por nuk është kjo arsyeja e vizitës sime në Tiranë. Jam këtu me ftesë të kryeministrit Hoti.”

Avdullah Hoti: ”Ju e dini që ky proces ka filluar pas 20 muajsh. Ne kemi qartësuar platformën tonë, qasjen tonë ndaj dialogut. Kemi kominikuar me Kuvendin,  me publikun, me partitë opozitare. Është etabluar pozicioni i Kosovës në këtë proces dhe është mirëkuptuar. Procesi final i dialogut është marrëveshja finale me njohjen reciproke, dhe normalizmin e marrëdhënieve. Dialogu është vetëm politik për njohjen reciproke. Të enjten është një takim tjetër në Bruksel ku do të jetë prezent koordinatori shtetëror për dialog të cilin do ta emëroj së shpejti, për të biseduar dhe për të draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke. Ky është objektivi ynë i vetëm në këtë proces”.

Basha do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës.

Agjenda e Bashës në vizitën dy ditore në Kosovë:

-Ora 11:00, Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti

-Ora 12:00, Takim me Presidentin Hashim Thaçi Vendi: Presidencë

-Ora 13:00, Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin

-Ora 15:00, Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani

-Ora 16.00, Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK

-Ora 17.00, Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën

-Ora 17:45, Takim me drejtuesit e LDK-së       

Ora 18:30, Takim me drejtuesit e PDK-së

Vizita vijon te marten

Basha do të takohet të martën (21 korrik) me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Gjatë vizitës në Kosovë, shefi i opozitës Lulzim Basha do të shoqërohet nga Edi Paloka, nënkryetar i PD, Besnik Mustafa, ish-Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PDSH, Arben Çejku, ish ambasador dhe drejtues i Qendrës Shqiptare për Mirëqeverisje.

Kjo vizitë e Bashës vjen në një kohë aspak të mirë për Kosovën, pasi kreu i shtetit, Hashim Thaçi dhe kreu i PDK, Kadri Veseli, janë akuzuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë për krimet lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi dhe Veseli kanë hedhur poshtë pretendimet të ngritura ndaj tyre, ndërkohë janë shprehur të gatshëm të përballen me drejtësinë ndërkombëtare. Sipas tyre, lufta e Ushtrisë Çlirimtare dhe rezistenca e saj për liri e pavarësi nga regjimi serb, ka qenë totalisht e pastër dhe e drejtë.