Basha takon Fatmir Limaj: Rikonfirmoj gatishmërinë e PD-së për institucionet e politikat e Kosovës
Në vazhdën e takimeve me liderat në Kosovë, kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar edhe me kreun e “Nismës” Fatmir Limaj.
Limaj tha se të dyja vendet kanë nevojë për bashkërendim dhe forcat politike t’i lënë pas ndasitë.
Limaj: Kemi nevojë për bashkërendim të aktiviteteve. Jemi në një moment që duhet bashkëpunim. Forcat politike në Kosovë duhet ta ndajnë se cilat janë pikat që na bashkojnë. Ne do të bashkëpunojmë në një unitet duke bashkëpunuar.
Ndërsa Basha nga ana e tij tha se PD rikonfirmon gatishmërinë për institucionet dhe politikat e Kosovës.
Basha: Kënaqësi që të takohem me Fatmir Limaj si një person që ka sakrifikuar për çlirimin e Kosovës. Vizita ime është në kuadër jo vetëm të takimeve me politikanëve të Kosovës, por edhe te një mik që jep këshilla dhe frymëzim të brendshëm në interes të kombit. Rikonfirmoj gatishmërinë e PD-së për institucionet dhe politikat e Kosovës.
