Basha: Për rastin Becchetti prokuroria duhet të kishte marrë të pandehur Ramën, Veliajn dhe Agaçin

Basha: Për rastin Becchetti prokuroria duhet të kishte marrë

Në një intervistë me gazetaren Sonila Meço në Tempora në RTV Ora, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se rasti i Agon Channel është rast jo vetëm korrupsioni, por presioni korruptive në media për të ndryshuar linjën editoriale, kjo është vepër penale.

Basha shtoi se prokuroria duhet të kishte marrë të pandehur Edi Ramën, Erjon Veliajn dhe Engjëll Agaçin.

Sonila Meço: Zoti Basha tani që flasim unë mund t’ju llogaris për dy vjet abuzimet që Kontrolli i Lartë i shtetit ka bërë me dije në raportimet e tij, kanë arritur në 2.9 miliardë euro. Fatura e një prej gjyqeve të arbitrazhit është 110 milionë euro, ajo e çështjes Agon Channel. Kemi dhe disa gjyqe të tjera që shkojnë në vlerë mbi 200 milionë euro. Si do tu kthehen këto para shqiptarëve.

Lulzim Basha: Këto para të cilat shteti shqiptar iu detyrohet për shkak të arbitrazheve dhe gjyqeve të humbura prej abuzivizmit, prej korrupsionit. Rasti i Agon Channel është rast jo vetëm korrupsioni , por presioni korruptive në media për të ndryshuar linjën editoriale, kjo është vepër penale. Së pari sot që flasim prokuroria duhet të kishte marrë të pandehur Edi Ramën, Erjon Veliajn dhe Engjëll Agaçin. Sepse faktet janë publike. Së dyti me ardhjen në pushtet të koalicionit një nga ligjet e para që do të kalojmë jo vetëm për këto që kanë ndodhur por edhe si garanci që këto s’do të ndodhin më, as nën qeverisjen tonë dhe as në të ardhmen, do të jetë ligji i përgjegjësisë personale financiare për akte që dëmtojnë financat publike. Që do të thotë nëse një zyrtar dëmton financat taksapaguesve, buxhetin e shtetit, taksat e qytetarëve me vetë dije për të favorizuar veten e vet apo për një tekë politike do të përgjigjet me pasurinë e vet personale dhe për këtë ne nuk do të shpikim gjë, po do të marrim shembuj të vendeve që kanë patur përvoja të hidhura qoftë në kuptimin e hartimit të ligjit, qoftë në kuptimin e zbatimit të ligjit për të cilin dua ta përsëris se tashmë prej dhjetorit të 2018 Partia Demokratike dhe unë personalisht jemi në kontakt me institucione të specializuara ndërkombëtare për gjurmimin e aseteve të zyrtarëve të korruptuar. Siç është Interpoli, Europoli dhe agjenci të tjera.

Sonila Meço: Do të ketë fuqi prapavepruese ky ligj?

Lulzim Basha: Ligji do të jetë në përputhje të plotë me atë përvojë dhe ato akte. Tjerat e kanë kaluar testin e ligjshmërisë dhe Padiskutim që në rastin e Agon Channel apo në raste të tjera do të ketë fuqi për të bërë të mundur që këto para mos ti paguajë taksapaguesi shqiptar, por të vijnë nga asetet e konfiskuara të pushtetarëve të korruptuar që bëjnë të mundur këtë gjë financiare që nuk mund ta paguajnë dhe nuk duhet ta paguajnë taksapaguesit shqiptarë.

https://youtu.be/YNY2UCV4uTw

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit basha Becchetti rama veliaj agaci

EMISIONET