Banesat sociale në Shkozë, ja qeratë për gazoniere deri apartament 3+1

Këshilli Bashkiak e Tiranës pritet të miratojë sot një vendim për përcaktimin e vlerës minimale dhe maksimale të qerasë për përfituesit e banesave sociale në zonën e Shkozës.

Kryebashkiaku Veliaj tha se bëhet fjalë për 385 banesa në këtë zonë, nga gazoniere deri apartamente 3+1.

Veliaj: Kemi një vendim për përcaktimin e vlerës minimale dhe maksimale të qerasë sipas strukturave të apartamenteve dhe vlerës minimale dhe maksimale të të ardhurave për përfituesit e banesave sociale me qera në kuadër të projektit “ndërtimi i banesave sociale në zonën e Shkozës”. Vendimi lidhet me qeratë mininale dhe maskimale për familjet që e përfitojnë banesën sociale në Shkozë. Në total janë ndërtuar 385 banesa sociale prej të cilave 105 janë gazoniere, 45 apartamente 1+1, 170 janë apartamente 2+1 dhe 65 aprtamente janë 3+1. Skema e strehimit social është ndërtuar e tillë që në këto banesa të strehohen familje që kanë një nivel të caktuar të ardhurash dhe janë në gjendje të ndryshojnë statusin e tyre ekonomik.

Qeratë me të cilat jepen këto banesa sociale përcaktohen në bazë të ligjit për programet sociale të strehimit dhe akteve nënligjore përkatëse.Sipas kësaj pakete ligjore, qeraja përcaktohet vetëm një herë me vendimin e Këshillit të bashkiak dhe çdo vit duhet të indeksohet me indeksin e çmimeve të konsumit.

Për familjet e nivelit të parë që kanë të ardhura të gjeneruara nga punësimi qeratë do të variojnë nga 3920 lekë në muaj që është qeraja minimale për gazoniere në 18 mijë lekë në muaj që është qeraja maksimale për apartamente 3+1.

Për familjet e nivelit të dytë që të ardhurat i kanë nga ndihma ekonomike ose pagesa e aftësisë së kufizuar qeratë janë akoma më minimale, variojnë nga 1960 lekë në muaj për gazoniere deri në 4600 lekë në muaj për apartamente 3+1.

[caption id="attachment_752966" align="alignnone" width="640"]vendimi Pjesë nga vendimi i Bashkisë[/caption]

EMISIONET