MARSHIMI VIJON! Qytetarët bllokojnë të gjitha akset kryesore të Tiranës! Motoristë dhe shoferët e automjeteve solidarizohen me qytetarët, fikin makinat dhe duartrokasin

MARSHIMI VIJON! Qytetarët bllokojnë të gjitha akset kryesore

Rreth katër orë protestë, qytetarët kanë ‘pushtuar’ Tiranë. Pas organizmit të sheshi Skënderbej, ku marshuan më pas drejt Kryeministrisë, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Prej disa orësh, ku qytetarë të ndryshëm nga të rinjtë e të moshuarit, mbajtën fjalën e tyre, bënë thirrje për bashkimin dhe për dorëheqjen e kryeministrin.

Pas rreth katër orësh nuk kanë të ndalur, por janë vijuar marshimin e tyre kilometrik.

Duke u ndalur te Parlamenti, ata kanë vijuar me thirrjet: “Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëhqjen”.

Ndërsa protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre rrugëve të Tiranës, duket se kjo ka sjellë edhe solidarizimin e automjeteve të tjera.

Shoferët kanë fikur makinat duke u rënë borive dhe duke iu bashkuar thirrjet së protestuesve.

 

EMISIONET