“Hapi i parë drejt rikthimit”/ Osmani: Fillim i ri për LDK-në, qytetarët kërkojnë stabilitet

“Hapi i parë drejt rikthimit”/ Osmani: Fillim i ri për

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka folur pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, ku partia e saj ka dalë me rezultat që ajo e konsideron hap të rëndësishëm për ringritjen politike.

Në një konferencë për media, të mbajtur së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Osmani u shpreh se rezultati i zgjedhjeve shënon fillimin e rikthimit të partisë në skenën politike.

Ajo u shpreh se vota e qytetarëve ka ndihmuar në ribalancimin e skenës politike në vend, duke shtuar se kjo është vetëm faza e parë e një procesi më të gjatë.

Sipas saj, pjesëmarrja më e ulët në zgjedhje tregon lodhjen e qytetarëve me proceset e përsëritura zgjedhore dhe krizat politike.

Osmani bëri të ditur se nga dita e nesërme, LDK do të fokusohet në krijimin e institucioneve dhe stabilitetit politik në vend.

 

EMISIONET