Atentati ndaj shqiptarit në Itali, Anti-Mafia merr në dorë çështjen. Ja pistat e hetimit

Atentati ndaj shqiptarit në Itali, Anti-Mafia merr në dorë

Dalin në pah detaje të reja ngaa plagosja e 38-vjeçarit shqiptar ditën e djeshme në një prej plazheve pranë Romës.

Drejtoria e Anti-Mafias do të koordinojë hetimin për atentatin me armë zjarri ndaj Selavdi Shehaj, person me një të shkuar kriminale të theksuar dhe që lidhet kryesisht me fushën e narkotikëve.

Dosja kaloi në duart e zëvendësprokurorit Ilaria Calo.

Sipas asaj që është konstatuar deri më tani, dy burra me fytyra të mbuluara arritën në plazh me një motor dhe njëri nga të dy nxori armën duke plagosur rëndë Shehajn.

Atentatori më pas u end në turmë dhe arriti të humbte gjurmët.

Sipas hetimeve paraprake, autori kishte synim të qëllonte në pjesën e kokës me qëllim për t’i marrë jetën, por plumba e kapën në pjesën e trupit, njëri prej të cilëve në shtyllën kurrizore. Tani, viktima rrezikon të paralizohet, ndërsa mjekëve u janë dashur 4 orë operacion për të mbajtur në jetë.

Sipas mediave italiane, policia ka sekuestruar pamje të tjera nga kamerat e sigurisë, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e larjes së hesapeve për drogën.

Viktima u la i lirë nga arresti shtëpiak dy muaj më parë (pasi iu gjetën 5 kg drogë), pasi vuajti një dënim prej rreth dy vjet e gjysmë burg. Zona e Torvaianica, Ardea dhe Pomezia tashmë ka qenë objekt i vëmendjes së antimafias në të kaluarën.

Çështja Torvaianica ka disa pika kontakti me vrasjen e Fabrizio Piscitelli, alias Diabolik, udhëheqës i tifozëve të Lazios.

Dinamika e pritës, me një vrapues të rremë, të kujton shumë atë që ndodhi në 'Parco degli Acquedotti' më 7 gusht të vitit të kaluar. Jo vetëm kaq: në këtë rast viktima ishte shqiptare dhe hetimet pas vdekjes së “Diablo” kishin nxjerrë në pah disa lidhje midis kreut të ultrasve dhe krimit të Evropës Lindore.

Gjurma kryesore e ndjekur nga hetuesi mbetet ajo e larjes së hesapeve, megjithëse Shehaj nuk ishte afër mjediseve të grupeve të mëdha kriminale të kryeqytetit, siç ishte ai i udhëhequr dikur nga Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diaboliku”.

Policia po pret që 38-vjeçari të dalë nga rreziku për jetën në mënyrë që të mësojnë më shumë mbi atentatin që terrorizoi qytetarët në plazh.

Vendi Lajme itali Kronike Aktualitet rome atentati antimafia selavdi shehaj pistat

EMISIONET