Prej më shumë se dhjetë ditësh nuk ka asnjë lajm për të. Ai u zhduk në Shqipëri, në një formë të dyshimtë dhe shumë shqetësuese për familjarët dhe të afërmit e tij.

Makina që ai kishte marrë me qira kohët e fundit në aeroportin e Rinasit u gjet e djegur në aksin Gjegjan-Reps, në Pukë.

Ekziston frikë e madhe mbi fatin e Davide Pecorelli, një sipërmarrës 45-vjeçar me një hotel në pronësi në komunën e San Giustino dhe qendra estetike dhe parukerie në vendin fqinj.

Me të mbërritur në aeroport, siç shkruajnë mediat italiane, 45-vjeçari mori me qira një automjet Skoda Fabia e cila u gjet disa ditë më vonë e djegur në rrugën Gjegjan-Reps, në Pukë, më 7 janar.

Ishte një banor i zonës i cili, kur pa makinën në flakë, informoi policinë, e cila identifikoi automjetin pranë një hoteli të vjetër.

Menjëherë pas kësaj nisën kërkimet për të, por ende pas rezultat.

Ambasada në Shqipëri njoftoi menjëherë të afërmit dhe policinë italiane, ndërsa kanë mbërritur në Tiranë edhe testet e ADN-së së 45-vjeçarit.

Familjarët shpresojnë që Davide Pecorelli mund të ketë vendosur të humbasë vullnetarisht gjurmët e tij, ndoshta sepse po ndiqej nga dikush që donte ta dëmtonte.

Me pak fjalë, një histori e që duhet sqaruar sa më parë.

Por Pecorelli është i njohur edhe si arbitër futbolli në Serie C si gjyqtar i katërt në Serie A.

Sipërmarrësi italian, para rreth një viti, kishte hapur biznesin e tij edhe në Tiranë. Ai është i martuar me një shqiptare, me të cilën ka edhe një fëlmijë.

/a.r,OraNews