Viti i ri kinez, Opera Sichuan performon në Tiranë

Viti i ri kinez, Opera Sichuan performon në Tiranë

Në prag të festës së viti të ri kinez, arti dhe kultura e këtij vendi erdhi në një mbrëmje me 14 performanca  nga artsitët e Operas Sichuan. Nën kujdesin e Ambasadores së Republikës Popullore të Kinës Jiang Yu, 14 performancat e kësaj mbrëmjeje rikthyen atmosferën e festave në Tiranë. Viti i ri kinez festohet në 28 janar dhe 2017 sipas kalendarit tradicional është viti i gjelit.

Një mbrëmje ku mbizotëroi arti dhe kultura kineze, valle, muzikë, këngë, përformanca të ndryshme ishte ajo e zhvilluar në prag të festës tradicionale kineze të vitit të ri, ose “Festa e Pranverës”.

Nën kujdesin e veçantë të Ambasadores se Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, në sallën e Universitetit të Arteve, politikanë, deputete, artistë, personalitet dhe shtetas kinezë që jetojnë në Shqipëri, si edhe studentë  shijuan performancën e ofuar nga artistët kinezë të Operas Sichuan.

14 performancat u duartrokitën nga pjesëmarrësit.

Viti i ri kinez do të festohet nga ky popull në 28 janar dhe viti 2017 sipas kalendarit tradicional kinez është viti i gjelit.

Ky kalendar është ndryshe nga ai Gregorian dhe data e kalimit nga viti i vjetër në të riun mund të variojë midis 21 janarit dhe 19 shkurtit.

Festimet zgjasin 15 ditë dhe përfundojnë me festën e fenerëve kur fëmijët kalojnë me dritat shumëngjyrëshe në një paradë tradicionale që korrenspondon me hënën e plotë.

Të lindurit e vitit 2017 do të jenë gjela të zjarrtë, të besueshëm, të përgjeshëm për punë dhe kanë ndjenjë të veçantë për matjen e kohës, ku prioritet kanë karrierën.

/Oranews.tv/

 

EMISIONET