Të paktën 33 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar nga një ortek dëbore që goditi Turqinë këtë të mërkurë (5 janar).

Vetëm një ditë më parë humbën jetën 13 persona nga disa ortekë në provincat lindore turke.

Sipas BBC, në shpatet e malit ndodhen rreth 300 forca të emergjencave të cilët po punojnë për nxjerrjen nga dëbora të personave të zënë brenda.

Guvernatori i provincës Van, Mehmet Emin Bimez deklaroi se ndër viktimat e ortekut të së mërkurës ishin dhe oficerë policie, zjarrëfikës dhe të sigurimeve private.

Agjencia e lajmeve turke Anadolu bën me dije se deri tanimë janë nxjerrë nga dëbora rreth 30 persona teksa vazhdojnë operacionet e shpëtimit.

LEXONI: Turqi, të paktën 13 të vdekur nga ortekët në provincën e Vanit

/Ora News.tv/