Tomini: Maska duhet të mbahet domosdoshmërisht në vendet me shumë njerëz ku s'ka distancim fizik
Në një intervistë për Ora News, doktoreshë Eugena Tomini nga ISHP tha se institucionet po i respektojnë masat anti-covid, sepse në të kundërt do të kishim më shumë raste të prekura.
Sipas saj, mbajtja e maskës është diçka e domosdoshme, sidomos në institucionet apo vendet ku ka grumbullim të mëdha punonjësish.
Eugena Tomini: Protokollet zbatohen nga institucionet shëndetësore dhe ato publike. Në të kundërt do të kishim shumë më shumë të infektuar. Duhet theksuar se cdi individ e institucion mban përgjegjësi, si individuale ashtu edhe individuale. Është e rëndësishme që ne të mendojmë për veten dhe për të afërmit dhe pastaj që të mendojnë të tjerët për ne. Jeta jonë vlen më shumë se sa jeta e tjetrit.
Protokollet e sigurisë kanë elementë të përdorimit të maskës në institucione. Maska është bërë një domosdoshmëri pasi nuk ruajmë dot distancën në ambiente të caktuara. Domosdoshmërisht duhet të mbahet maska. Nëse do të vendoset e detyrueshme për institucionet që kanë grumbullime punonjësish dhe nuk kanë distancim, ky është një detyrim.
Aktualisht është vetëm ISHP-ja që bën teste për Covid dhe për punë ditësh ëhstë edhe laboratori i mikrobiologjisë i QSUT-së. Ky laborator do të merret me testimin e pacientëve që janë tashmë të hospitalizuar me Covid.
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti