Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, arrestohet një 27-vjeçar që u godit me grushta

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, arrestohet një

Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Tiranë. Sipas policisë rreth orës 01:05, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Brigada e 8" ka një konflikt dhe ka  të shtëna me armë zjarri.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se ka patur një konflikt mes disa  të rinjsh.

“Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar  shtetasi Erlis Duka, 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili nuk ka dëmtime me armë zjarri, por dyshohet të jetë dëmtuar nga goditje me grushta. Shtetasi Erlis Duka, është dërguar për ndihmë mjekësore, ku më pas është arrestuar për veprën penale "Moskallëzim Krimi", sqaron policia.

Sipas policisë gjatë konfliktit njëri prej  shtetasve të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja arme zjarri.

Gjithashtu në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në polici 15 persona për sqarime dhe verifikime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/Oranews.tv/

EMISIONET