Talenti i Chelsea gjen golin, Maqedonia e Veriut ndal hovin kuqezi

Talenti i Chelsea gjen golin, Maqedonia e Veriut ndal hovin kuqezi

Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka barazuar ndeshjen e parë miqësore ndaj përfaqësueses U-19 të Maqedonisë Veriore me rezultatin 1-1. 

Kuqezinjtë e rinj ndonëse barazuan, zhvilluan një lojë të mirë duke dominuar kundërshtarin dhe duke krijuar më shumë raste shënimi, madje duke goditur edhe traversën në minutën e 91. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për fqinjët maqedonas që shënuan në minutën e 12-të me anë të Todorovskit. Në pjesën e dytë skuadra e trajnerit Dede reagoi menjëherë, duke shënuar në minutën e 60-të me anë të Armando Brojas, sulmuesit të talentuar që aktivizohet në Angli tek Chelsea.

Shqipëria U-19 luajti me këtë formacion: Malaj, Bani, Pici, Rexhepi, Shehu, Bajrami, Morina, Muçi, Dobra, Mema dhe Broja. Përballja e dytë miqësore do të zhvillohet në Maqedoninë Veriore, në qytetin e Ohrit më datë 26 Mars, ora 13:00, dhe hyrja do të jetë e lirë për tifozët.

EMISIONET